Ka përfunduar edhe takimi i dytë midis Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë. Lidhur me këtë takim ka shkruar edhe këshilltari i presidentit Donald Trump për siguri kombëtare, Robert O’Brien. Ai ka thënë se palët kanë shënuar progres dhe se bisedimet do të vazhdojnë nesër.
Kryeministri Hoti tha se nesër mund të pritet arritja e një marrëveshje, e këtë e konfirmoi edhe Vuçiq, veçse ky tha se nuk mund të ketë njohje.“Raund shumë i mirë diskutimesh këtë pasdite me udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës. Ata bënë progres real sot, Përcjell Gazeta Blic.
Faleminderit DFCgov, MCC gov dhe EximBankUS për pjesëmarrjen. Normalizimi ekonomik do të thotë punë për të rinjtë. Bisedimet vazhdojnë nesër”, tha Robert O’Brien.
“Very good round of discussions this afternoon with the leaders of #Serbia and #Kosovo. They made real progress today. Thanks to @DFCgov, @MCCgov, and @EximBankUS for joining. #EconomicNormalization means jobs for young people. Talks continue tomorrow!” – NSA Robert O’Brien pic.twitter.com/7usHrh2w2N
— NSC (@WHNSC) September 3, 2020