Më 28 shtator udhëton për në Hagë ish-komandanti i shtabit të përgjithshëm të UÇK-së, Agim Çeku.
Çeku ka bërë të ditur se ka marrë ftesën dje, dhe është ftuar në cilësinë e të dyshuarit.
“Ftesën e kam marrë dje si i dyshuar. Udhëtoj më 28 shtator”, tha Çeku, për Kohën.
Kujtojmë se dje por dhe sot po merret në pyetje nga Specialja në Prishtinë, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti.
Kurse më 24 gusht Specialja e ftoi edhe deputetin e AAK-së, Haxhi Shala, i cili do të udhëtojë për në Hagë me 8 shtator.
Kurse ditë më parë ftoi edhe ish-ushtarët e UÇK-së, Ramiz Kukaj dhe Skender Zhitia.