Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Llapqevë të Malishevës, ku një person 61-vjeçar mbrëmë rreth orës 23:40 nën ndikimin e alkoolit ka plagosur djalin e tij 24-vjeçar.
Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Reporteri.net Nysret Xhurkaj, zëdhënës i Policisë rajonale në Gjakovë, i cili njoftoi se ende nuk dihet shkaqet e incidentit.
Ai ka bërë të ditur se i dyshuari është dërguar në mbajtje me urdhër të prokurorit.
Arma e të dyshuarit është konfiskuar dhe rasti po vazhdon të hetohet.