• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Monday, 30 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Osmani: Hoti duhet të kërkojë edhe llogari nga Serbia për krimet në Kosovë

V E nga V E
2 September 2020
në Editorial & Opinion
0 0
0
Vjosa Osmani denoncon në Polici deputetin Ukaj
0
SHPERNDARJE
13
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka thënë se nuk mund të ketë marrëveshje në Uashington në mes të Kosovës dhe të Serbisë, që do të dërgojë në paqe të qëndrueshme, nëse nuk ka falje nga ana e Serbisë për krimet e kryera në Kosovë.

Osmani në një status të gjatë në Facebook ka përmendur krimet e serbëve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe ka shtuar se presidenti i tanishëm i Serbisë, Aleksandër Vuciq ka qenë pjesëmarrës i aparaturës shtetërore atëherë.

Postimi i plotë I saj:

Millosheviq: S’ka trupa, s`ka krime

Këto janë disa shënime nga ditari i Obrad Stevanoviq, ish – zv. ministër i Policisë Serbe, nga një takim i nivelit të lartë shtetëror serb, të organizuar nga presidenti Sllobodan Millosheviq, në maj të vitit 1999.

Në një takim tjetër, dy muaj më herët, Millosheviq kishte dhënë urdhër për “marrjen e masave për eliminimin trupave të varrosur të civilëve shqiptarë”.

Nga viti 2001, 941 shqiptarë, shumica prej të cilëve civilë, u zhvarrosën nga katër varreza masive në Serbi. Prej tyre, 744 u gjetën në Batajnicë, në periferi të Beogradit, 61 në Petrovo Selo, në Serbinë Lindore, 84 në Liqenin Peruçac, në Serbinë Perëndimore, dhe 52 në Rudnicë, afër Rashkës, në Serbinë Jugore, afër kufirit me Kosovën. Një numër i madh i trupave kishin qenë të djegur rëndë para se të fshiheshin në varrezat masive.

Më 26 Mars 1999, forcat serbe vranë 49 anëtarë të familjes Berisha në Suharekë, shumica e të cilëve ishin gra dhe fëmijë. Mbetjet mortore të 24 prej tyre u zhvarrosën në Batajnicë, 5 u zhvarrosën në Suharekë, ndërsa 20 tjerë ende figurojnë në listën e të pagjeturve.

Dhjetëra familje të tjera – përfshirë fëmijë, gra, dhe të moshuar – e patën fatin e njëjtë si të Familjes Berisha nga Suhareka.

Shumë viktima të tjera – kryesisht nga Gjakova, Peja, Fushë Kosova, Prizreni, Vushtrria e Lipjani – në total 744, janë gjetur në Batajnicë.

Siç tregon Natasha Kandiq, aktiviste për të drejtat e njeriut dhe themeluese e Fondit për të Drejtën Humanitare, në mesin e mbetjeve gjendeshin rroba e lodra fëmijësh. Në rrobat e një viktime në Batajnicë u gjend një çek pensioni për muajin tetor të vitit 1998; tek një viktimë tjetër aty u gjend një set për make-up; tek një tjetër një kuti me ushqim bebesh. Tek një tjetër u gjendën shënime nga raporti mjekësor i Institutit të Onkologjisë: “Fahrija Mamaj udhëzohet për mamografi”.

Këto të gjetura personale përbëjnë aktakuzën më mallkuese ndaj regjimit gjenocidal të shtetit serb, i cili kreu krime monstruoze duke masakruar civilë të pafajshëm.

Prej atëherë, në këto varre masive nuk ka asnjë shenjë, më të cilën kujtohen viktimat shqiptare të varrosura këtu.

Presidenti Vuçiq, ish – ministër i Millosheviqit, i cili ka gjasë të ketë qenë prezent në takimet kur shefi i tij jepte urdhra për zhvarrosje të civilëve shqiptarë me ekskavatorë – sot e asaj dite nuk e ka parë të rrugës të vendosë lule dhe të përkulet aty apo të kërkojë falje për viktimat!

Politikanë, ushtarakë e policë serb në atë kohë i përdornin shumë sintagmat: “pastrim i terrenit” dhe “sanitizim”, të cilat kishin të bënin me zhvarrosjen e viktimave shqiptare dhe transportimin e tyre drejt varrezave masive në Serbi.

Pas dy ditësh, kryeministri i Kosovës do të takohet në Washington me Presidentin Vuçiq për të negociuar për arritjen e një marrëveshjeje ndërmjet Kosovës e Serbisë. Pas këtij takimi do të ketë edhe negociata të tjera në Bruksel.

Marrëveshja, po thuhet nga disa, do të sjellë paqe të qëndrueshme në mes popujve tanë.

E, si mund të ketë paqe me njerëz të cilët s’mund t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të kërkojnë falje për viktimat që i kanë shkaktuar?! Ndërgjegjja s’mund të “pastrohet” e as “sanitizohet”. Ndërgjegjja kërkon pendim, kërkim falje, dhe shpagim!

Përveç njohjes, Hoti duhet t’ia kërkojë Vuçiqit lulen e munguar në varrezën masive me shqiptarë në Batajnicë! /InLajmi/

 

 

Tags: Avdullah HotiSerbiaVjosa Osmani
Postimi i mëparshëm

Rreth 4500 persona vdesin nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive në Shqipëri

Postimi tjetër

Tahiri: Hoti më ka ofruar pozitën si koordinatore e dialogut, para Skënder Hysenit

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Tahiri: Hoti më ka ofruar pozitën si koordinatore e dialogut, para Skënder Hysenit

Tahiri: Hoti më ka ofruar pozitën si koordinatore e dialogut, para Skënder Hysenit

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu