Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Spitalin “Shefqet Ndroqi” në Tiranë ku një pacient me COVID-19 i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga ndërtesa e spitalit.
Mësohet se viktima rreth 65 vjeç me iniciale M. H, i shtruar në spital rreth dy ditë më parë, pasi ishte diagnostikuar me coronavirus, është hedhur nga kati i katërt.
Pacienti ishte në gjendje të rëndë por jo i intubuar.
Ngjarja e rëndë e mbrëmjes së sotme pason atë të 13 gushtit ku një i ri në gjendje të rënduar psikologjike u hodh nga ky spital dhe fatkeqësisht ndërroi jetë.