Para pak çastesh ka përfunduar intervistimi tetë orësh i kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti.
Ai u intervistua në ndërtesën e EULEX-it në Prishtinë, ndërsa do të vazhdojë të merret në pyetje edhe ditën e nesërme
Ahmeti po merret në pyetje nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit, njofton Klan Kosova.
Nga kabineti i tij ende nuk kanë folur rreth këtij procesi.