Bashkëlojtarët e Lionel Messit në Barcelonë, Luis Suarez dhe Arturo Vidal, janë lojtarët e vetëm që po e shtyjnë kapitenin e vet të qëndrojë në Camp Nou.
Barcelona vlerëson se Messi është në grevë dhe e ka gjobitur atë për shkak se nuk u lajmërua në stërvitje të hënën dhe të martën, derisa argjentinasi nuk e sheh veten më pjesë të skuadrës së Ronald Koeman, transmeton Gazeta Express.
Shumica absolute e lojtarëve dhe stafit të Koemanit janë duke heshtur rreth situatës së Messit, me përjashtim të Suarezit – e ardhmja e të cilit në klub është e pasigurt – dhe Vidalit, i cili është në pozitë të njëjtë.
Pjesa tjetër e ekipit, përfshirë lojtarë në rrethin e ngushtë të Messit si Sergio Busquets dhe Gerard Pique, nuk e kanë thënë qoftë edhe një fjalë.