Eksperti italian i transferimeve raporton se marrëveshja për transferimin e Vedat Muriqit te Lazio është arritur.
“Marrëveshja është arritur. Vedat Muriqi transferohet te Lazio nga Fenerbahce”, shkruan Schira.
“Lotito do të paguajë 20 milionë euro (të përfshira edhe bonuset). Muriqi do të nënshkruajë kontratë deri në vitin 2025, me pagë 1.8 milionë euro në sezon”, përcjell lajmi.net.
Rreth kësaj marrëveshje ka raportuar edhe Gianluca Di Marzio, i cili thekson se ditën e martë do të mbyllet gjithçka