• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Thursday, 30 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Hulumtime

Studimi: Fëmijët mund përhapin virusin COVID, sepse ata tregojnë shumë pak simptoma

J G nga J G
31 August 2020
në Hulumtime
0 0
0
Studimi: Fëmijët mund përhapin virusin COVID, sepse ata tregojnë shumë pak simptoma
0
SHPERNDARJE
64
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Në një kohë që gjithnjë e më shumë vende po hapin sërish shkollat dhe kopshtet, po publikohen disa studime shqetësuese lidhur me rolin e fëmijëve në pandeminë e Coronës. Ato do ta ndezin edhe më shumë debatin për rrezikun e infektimit të fëmijëve në shkolla dhe kopshte.

Mjekë specialistë të “Children’s National Hospital” në Uashington kanë zbuluar, se fëmijët e infektuar, edhe pa simptoma të COVID-19, mund ta përhapin virusin SARS CoV-2 me javë. Për shkak se ata tregojnë shumë pak simptoma ose aspak, mundet që pa ditur, infektojnë njerëzit në ambientin përreth. Më parë ishin studiues nga Bostoni, që kishin provuar, se fëmijët dhe të rinjtë habitshëm tregojnë një grumbullim të ndjeshëm të virusit.

Edhe fëmijët pa simptoma janë infektues?

Për studimin e fundit, që u publikua online më 28 gusht 2020 në JAMA Pediatrics, specialistët Roberta L. DeBiasi dhe Meghan Delaney kanë vlerësuar të dhënat e 91 fëmijëve që ishin nën vëzhgim në 22 spitale në Korenë Jugore. “Ndryshe nga sistemi shëndetësor amerikan, në Korenë e Jugut, ata që janë testuar pozitivisht me COVID-19, qëndrojnë në spital deri sa të kenë kaluar infeksionin dhe nuk kanë më simptoma”, thotë Dr. DeBiasi.

Sipas studimit, rreth 22% e fëmijëve nuk zhvilluan simptoma, 20% ishin në fillim asimptomatikë, por zhvilluan më vonë simptona, dhe 58% ishin që në testin e parë me simptoma. Shumë e ndryshme ishte edhe kohëzgjatja e simptomave, ajo fillonte nga tre ditë deri në tre javë. Një e pesta e pacientëve asimptomatikë dhe rreth gjysma e pacientëve me simptoma e transmentonin edhe pas tre javësh virusin SARS-CoV-2, por kjo nuk e reflekton direkt infektueshmërinë. Autoret e studimit pranojnë, se si edhe më parë ka shumë pyetje të pasqaruara në varësi të rolit të fëmijëve dhe të rinjve për pandeminë dhe se rezultatet e tyre do të ndezin debat.

Përqëndrim më i madh i virusit tek më të vegjlit?

Një përqëndrim të madh të virusit, studiuesit nga Bostoni kanë zbuluar sidomos tek fëmijët e vegjël. Ata kanë kontrolluar prova të marra në hundë dhe grykë të 49 fëmijëve dhe të rinjve nën 21 vjeç. Sipas studimit, tek shumë prej tyre u diagnostifikuan më shumë viruse SARS-CoV-2 se tek të rriturit, që qëndronin në repartin intensiv për shkak të sëmundjes. Sipas revistës “The Journal of Pediatrics” në studimin e publikuar më 1 gusht 2020 tek fëmijët më të vegjël janë gjetur shumë më pak receptorë ACE-2, se tek të rinjtë e të rriturit. Encymet ACE-2. konsiderohen si porta hyrëse e virusit në qelizat trupore.

Fëmijët përhapës të pandemisë?

Që nga pandemia e Coronës, pjesërisht diskutohet ashpër për rolin e fëmijëve dhe të rinjve në krizën e pandemisë. E qartë është që edhe fëmijët dhe të rinjtë mund të infektojnë të tjerët. Po ashtu dihet, se një infeksion tek fëmijët e rinia ka simptoma të buta, por që ka edhe raste vdekjesh të shkaktuar nga virusi, apo pasoja afatgjata. Kjo nuk i bën fëmijët e të rinjtë si superspreader – apo infektues kryesorë, por fëmijët në shkolla, kopshte, rrethe shokësh e aktiviteve të kohës së lirë kanë shpesh shumë më tepër kontakte shoqërore se të rriturit. Muajt e shkuar kanë treguar në disa rajone, se ata, ashtu – si edhe shumë të rritur – nuk i ndjekin me përpikmëri rregullat e distancës e maskës, dhe shpesh duhet të detyrohen për këtë.

Aktualisht në Gjermani mosha mesatare e të infektuarve është më e ulta që nga fillimi i pandemisë. Për shkak se përqëndrimi i virusit tek fëmijët e të rinjtë sipas këtyre studimeve është shumë i lartë dhe virusi mbijeton me javë e është i transmentueshëm, shpesh pa simptoma, mundet që ata të kenë një ndikim shumë më të madh në pandemi se mendohej, transmeton DW.

Si duhet vepruar në shkolla e kopshte?

Me përfundimin e pushimeve të verës në shumë vende edhe në Gjermani është rritur rreziku për shtimin e infeksioneve me Corona. Megjithatë kopshtet, shkollat dhe institucionet e tjera arsimore janë hapur, jo vetëm për prindërit që duhet të punojnë, por edhe për të mirën e fëmijëve. Detyrimi i maskës, distanca, rregullat e higjienës, dhe grupe të ndara të caktuara për mësim do duhet të reduktojnë rrezikun e infektimit. Kjo është e mirëpranuar, por se si duhet zbatuar konkretisht dhe cili është ekuilibri i duhur mes mësimit me prezencë dhe online kjo mbetet në Gjermani ende një kompetencë e landeve. Për të shmangur vatrat e infektimit dhe mbylljen e plotë të kopshteve apo shkollave duhet që të zbulohen edhe fëmijë e të rinj me infektim të lehtë me pak ose pa simptoma. Por kjo do të mbetet të përcaktohet nga studimet- nëse duhet të testohen vetëm nxënësit me një infeksion akut të grykëve, apo parimisht të gjithë.

Tags: Children's National HospitalFëmijetKoronavirusi
Postimi i mëparshëm

Feronikeli dhe qendërmbrojtësi Ilir Berisha, kanë ndarë rrugët

Postimi tjetër

Cilën fanellë do të vesh mesfushori kroat?

Të ngjajshme Postime

Njerëzit e kësaj moshe ndihen më të vetmuar se çdo grup tjetër shoqëror, sipas OBSH
Hulumtime

Njerëzit e kësaj moshe ndihen më të vetmuar se çdo grup tjetër shoqëror, sipas OBSH

2 July 2025
OBSH: Gratë punojnë më shumë, fitojnë 23% më pak se burrat
Hulumtime

OBSH: Gratë punojnë më shumë, fitojnë 23% më pak se burrat

7 May 2025
Studimet thonë se automjetet elektrike lëshojnë më shumë mikro-pjesëza toksike në atmosferë
Hulumtime

Studimet thonë se automjetet elektrike lëshojnë më shumë mikro-pjesëza toksike në atmosferë

13 March 2024
E vërtetuar nga shkencarët, truri i burrave dhe i grave funksionon ndryshe
Hulumtime

E vërtetuar nga shkencarët, truri i burrave dhe i grave funksionon ndryshe

23 February 2024
Në epokën e gurit, adoleshentët mbetjet e mishit të drerit i përtypnin si çamçakëz
Hulumtime

Në epokën e gurit, adoleshentët mbetjet e mishit të drerit i përtypnin si çamçakëz

21 January 2024
Arkeologët kanë gjetur varr të lashtë egjiptian 4.500 vjeçar dhe thesare të mahnitshme
Hulumtime

Arkeologët kanë gjetur varr të lashtë egjiptian 4.500 vjeçar dhe thesare të mahnitshme

12 January 2024
Postimi tjetër
Cilën fanellë do të vesh mesfushori kroat?

Cilën fanellë do të vesh mesfushori kroat?

Lajmet e fundit

Hargreaves për njohjen nga Siria: E rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, e forcon paqen e stabilitetin

Hargreaves për njohjen nga Siria: E rëndësishëm për pozitën ndërkombëtare të Kosovës, e forcon paqen e stabilitetin

30 October 2025
Edhe Lumir Abdixhiku i thotë “Po” Presidentës për takim

Edhe Lumir Abdixhiku i thotë “Po” Presidentës për takim

30 October 2025
Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

Limaj konfirmon pjesëmarrjen në takimin e ftuar nga presidentja Osmani

30 October 2025
Rama nga Parisi: Kosova, shtet në të drejtën e vet – problemi është Serbia

Rama nga Parisi: Kosova, shtet në të drejtën e vet – problemi është Serbia

30 October 2025
Kërkoi ndarjen dhe shtyrjen e rastit për pengim të drejtësisë, edhe Apeli në Hagë ia rrëzon ankesën Thaçit

Kërkoi ndarjen dhe shtyrjen e rastit për pengim të drejtësisë, edhe Apeli në Hagë ia rrëzon ankesën Thaçit

30 October 2025
Azemi para takimit me Muratin: Paga minimale në sektorin privat duhet të jetë 600 euro

Azemi para takimit me Muratin: Paga minimale në sektorin privat duhet të jetë 600 euro

30 October 2025
Ambasadori gjerman uron Kosovën për njohjen nga Siria: I lumtur me dinamikën e re të njohjeve këtë vit

Ambasadori gjerman uron Kosovën për njohjen nga Siria: I lumtur me dinamikën e re të njohjeve këtë vit

30 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu