Ivan Rakitic po bën një transferim emocionues.
Mesfushori kroat do të vesh fanellën e Sevillas në sezonin 2020/2021.
Mediet në Spanjë raportojnë se Sevilla dhe Barcelona kanë mbyllur marrëveshjen për Rakitic,
32 vjeçari do të nënshkruajë kontratë tri vjeçare me Sevillan, përcjell lajmi.net.
Kujtojmë se Rakitic pikërisht nga Sevilla ishte transferuar te Barcelona në vitin 2014, duke fituar edhe një titull të Ligës së Kampionëve.