Ai ka thënë se adresa e përgjegjësisë për fatin e të zhdukurve është në Beograd, dhe Kosova nuk do të ndalet së kërkuari që fati i tyre të zbardhet.
Postimi i plotë:
Sot është Dita Ndërkombëtare e të Zhdukurve. Sot është dita kur Kosova prek plagën e saj të hapur. 1647 persona pagjetur nuk janë vetëm numra por janë̈ më të dashurit tanë̈.
Prandaj Kosova nuk do të pushojë kurrë̈ së kërkuari që fati i tyre të zbardhet.
Është koha e fundit që Bashkësia ndërkombëtare, të bëjë presion mbi Serbinë̈ që kjo çështje të mos politizohet. Adresa dhe përgjegjësia e zbardhjes së fatit të të pagjeturve është në Beograd. Të pagjeturit kërkojnë trajtim human e jo politik!
E të mos harrojmë̈ as faktin se fajtorët e këtij krimi ende nuk kanë dalë para drejtësisë! /InLajmi/