Shtëpia e kryetarit të Autoritetit Kosovar të Konkurencës, Valon Prestreshi, sonte ka qenë cak i hajnave, shkruan InLajmi.
Vet Prestreshi ka publikuar fotografi se në çfarë gjendje ka mbetur shtëpia e tij pas vjedhjes.
Ai ka njoftuar se bashkë me Policinë e Kosovës dhe ekipin forenzikës kanë konstatuar se i është vjedhur 1 televizor, 1 llaptop dhe 2 karikatorë të armës. Po ashtu ka një falenderim për Policin e Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Sot, më paskan hi hajnat në shtëpi. Një televizor e paskan zhdukë, një lloptop, dhe 2 karikator të armës.
Kështu e konstatuam bashkë me policinë dhe ekipen e forenzikës.
Një falenderim të veçant për Policinë e Kosovës dhe për punën e tyre profesionale./InLajmi/