Në komunën e Prishtinës Testi i Maturës mbahet në 27 qendra, përderisa do të testohen 4 121 nxënës
Arbër Gashi, koordinator komunal i maturës shtetërore, tha se në një qendër testohen 200 nxënës, ku në një klasë do të jenë të vendosur 12 nxënës.
“Në komunën e Prishtinës organizohet në 27 qendra. Numri i përgjithshëm i maturantëve është 4 121 maturant”.
“Në një qendër mund të hyjnë 200 nxënës ndërsa në një klasë është paraparë të jenë vetëm 12 maturant”.
Ai tha se të gjitha qendra kanë bërë përgatitje për mbarëvajtjen e maturës shtetërore dhe në orën 10:00 kanë filluar testimin.
Gashi ka sqaruar se këtë vit kanë shpenzuar buxhet shtesë për organizimin e testit për shkak se është dashur që të furnizohen me dezinfektues e maska, raporton EO.
“Në dallim prej viteve të tjera këtë vit duke pasur parasysh situatën me Covid-19 kemi pasur një kosto shtesë ku është dashur të bëhet dezinfektimi i të gjitha objekteve shkollore qendrave furnizimin me maska”.
Gashi tha se sa i përket distancën numri prej 12 nxënësve ofron distancë te mjaftueshme.
“Edhe përdorimi maskave është duke u respektuar dhe shpresoj se do shkojë gjithçka mirë”.