Do të mbajë mot kryesisht me diell dhe relativisht i qetë, gjatë këtyre dy ditëve të parashikimit. Nuk parashikohen reshje të asnjë forme.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-32 gradë Celsius.
Indeksi UV vazhdon të jetë i lartë, prandaj kujdes orëve të mesditës, sepse kontakti direkt me këto rreze shkakton pasoja te një shtresë e popullatës me probleme të sëmundjeve kronike. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes. /InLajmi/