Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve është raportuar 1 rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 13.100 raste nga 49.757 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 499 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 154 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.239 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.362. /InLajmi/