Kryeministri i vendit Avdullah Hoti është shprehur i pikëlluar për dorëheqjen e homologut të tij japonez, Shinzo Abe nga pozita e kryeministrit, pasi që i është komplikimit të gjendjes së tij shëndetësore, përcjell InLajmi.
Përmes një postimi në facebook, Hoti ka thënë se kontributi i tij për botën si dhe për Kosovën është i njohur dhe i pranuar globalisht
“Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, uroj dhe lutem për shëndetin e kryeministrit Shinzo Abe, duke i dëshiruar shërim të shpejtë”, shkruan ndër të tjera kryeminitri i Kosovës.
Postimi i plotë i tij:
Me keqardhje e kam pranuar lajmin për dorëheqjen e Kryeministrit të Japonisë, Shinzo Abe, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore.
Në emrin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, uroj dhe lutem për shëndetin e kryeministrit Shinzo Abe, duke i dëshiruar shërim të shpejtë.
Kontributi i tij gjatë qeverisjes mbetet i jashtëzakonshëm, i pranuar globalisht, për të mirën e Japonisë dhe përtej saj, deri te mbështetja e vazhdueshme dhe e pa rezervë ndaj shtetit tonë, Kosovës.
Japonia mbetet vend mik i Kosovës, kurse kryeministri Shinzo Abe është dhe do të mbetet përherë mik i çdo qytetari të Kosovës.
Zoti të bekoftë miku ynë i çmuar!
Zoti e bekoftë Japoninë!./InLajmi/