Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.981 raste nga 49.277 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 498 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 143 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 9.085 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.398.