Kastrati hero i Dinamos, Dinamo në rrethin e tretë të Ligës së Kampionëve
Lirim Kastrati ishte hero i Dinamos së Zagrebit, ku shënoi për avantazhin e Dinamo Zagrebit në minutën e 78-të kundër CFR Cluj. Megjithatë, rumunët u kthyen në rezultat dhe arritën që të shënojnë golin e barazimit duke e dërguar ndeshjen në shtesa dhe mandej në penallti ku fituan Dimamo Zagreb me rezultat 5-6.
Lirim Kastrati është treguar hero i vërtetë sonte në ndeshjen vështirë të Dinamos së Zagrebit kundër CFR Cluj në Rumani.
Ishte një ndeshje që Dinamo e përfundoi me 10 lojtarë për shkak se në minutën e 54 një mbrojtës i skuadrës i ndëshkua me të kuq.
Pjesa e parë përfundoi me rezultat 0-1 për Dinamon ku shënoi Omer Gojak në minutën e 14.

Në pjesën e dytë CFR Cluj u treguan më të mirë dhe arritën që të nxerrin një penallti në minutën e 54, ku edhe u ndëshkua me të kuq një lojtar kroat, Kevin Theophile-Catherine.
Pikërisht, pas humbjes se penalltisë në ndeshje inkuadrohet Lirim Kastrati në vend të Lovro Majer.
Kastrati do të arrinte të lë gjurmë në këtë ndeshje ku do të shënonte në minutën e 78-të një gol pas një kundërsulmi të kroateve.
Kur mendohej që ndeshja do të përfundonte 1-2 për Dinamon, në minutën shtesë shënon Gabriel Debeljuh duke dërguar ndeshjen në shtesa dy herë nga 15 minuta, transmeton Gazeta Express.
Pas dy shtesave nuk pati gola të shënuar kështu që u ekzekutuan penalltitë ku më të saktë u treguan lojtarët e Dinamo Zagrebit duke fituar me rezultat 5-6.