Ministria e Punëve të Jashtme, Meliza Haradinaj-Stublla, ka bërë të ditur se Vuçiq nuk ka bërë kërkesë në Zyrën Ndërlidhëse të Kosovës në Serbi për të vizituar vendin tonë.
Haradinaj ka cekur tutje se në këtë javë kritike për dialogun Kosovë-Serbi, vizitat potenciale të zyrtarëve të lartë serb, në Kosovë do të konsideroheshin si provokim politik, , raporton Gazeta Blic.
Haradinaj ka shpjeguar procedurat se si një zyrtarë serb mund të vizitojë shtetin e Kosovës.