Sonte monumenti “New Born” pasi që është vendosur barazmenti dhe është ndriçuar ka marrë një pamje tjetër shumë të bukur, shkruan InLajmi.
Monumenti që gjindet tek Pallati i Rinisë, më në fund e ka marrë formën e dëshiruar, pas disa muaj punimesh në këtë pjesë mjaftë të frektuentuar.
Për simbolin e Pavarësisë së Kosovës ka shkruar kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ku ka publikuar një fotografi ne Facebook, ku tregon se punimet kanë përfunduar dhe New Born është ndriçuar e po duket madhështor me pamjen e re.