Prej tyre 387 janë të konfirmuar me koronavirus.
Në raportin ditor të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës thuhet se 10 pacientë janë të vendosur në respiratorë, 25 në makinat e frymëmarrjes CPAP, ndërsa 330 të tjerë janë duke u trajtuar me oksigjenoterapi.
QKUK-ja dhe spitalet rajonale kanë kapacitet prej 700 shtretërish.
Të martën, Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës konfirmoi edhe 136 raste të reja me koronavirus. /InLajmi/