Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës nga VV-ja , Arbërie Nagavci ka shprehur shqetësimet e saj lidhur me shkurtimin e buxhetit për arsimin, përcjell InLajmi.
Nagavci duke përkujtuar se viti i ri shkollor do ta gjejë me buxhet të shkurtuar Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës, një gjë të tillë e sheh si pasojë e vendimeve të Qeverisë Hoti, e cila sipas saj, nuk ka plane dhe strategji të mirëfilltë për zhvillimin e vendit.
Postimi i plotë i saj:
Viti i ri shkollor do të na gjej me buxhet të shkurtuar të Ministrisë së Arsimit e Shkencës.
Përkundër që ndodheshim në kohë pandemie dhe dihej që nevojiten masa të shtuara e buxhet shtesë për shkollat dhe institucionet tjera edukativo arsimore, Qeveria Hoti me rishikimin e buxhetit e zvogëluan edhe më shumë atë.
Buxhetin e ministrisë së arsimit që do të duhej ta shtonin, e shkurtuan për 12.5 milion euro më pak se sa që kishte planifikuar Qeveria Kurti.
Investimeve kapitale në arsimin para universitar që prekin direkt procesin mësimor nëpër komuna, u shkurtuan në shumën prej 5.7 milion euro. Ndërsa zvogëlimit nuk i ka shpëtuar as arsimi për fëmijët me nevoja të veçanta që me rishikim ka 173 mijë euro më pak.
Vendimet e marra me rishikimin e buxhetit dëshmojnë se veprimet e tyre kontradiktore, pa plan e strategji, po ushqejnë vetëm iluzionin e tyre si qeveritarë dhe ambicjet krejt personale e partiake.
Kur këto veprime prekin nxënësit dhe sistemin e arsimit prekin shumë më shumë se të tashmen.
Kufiri i buxhetit
Qeveria Kurti: 76,540,015 (Shtojca 1, f. 88, Ligjin për Buxhetin)
Qeveria Hoti: 63,016,678 («Kufijt e buxhetit», f. 69, Rishikimi i Buxhetit)