Erosi shihet se është i dashuruar marrëzisht në Oriolën.
Tashmë Oriola Marashi dhe Eros Grezda po ia shprehin dashurinë hapur njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.
Ata i kaluan pushimet së bashku dhe më pas Oriola udhëtoi për në Cappadocia në Turqi ku mesa duket po punon për një set të ri fotografik. Në disa imazhe të postuara në Instagram ajo shfaqet me fustanin e bardhë dhe mahnit me pamjen, shkruan Lajmi.net
Kësaj nuk i rezistoi i dashuri i saj Eros Grezda i cili e ka ripostuar në instastory ndërsa e shoqëron me këngën “Un amor” (Një dashuri), të Gipsy King. Futbollisti e ka shprehur edhe më herët dashurinë për modelen me komente të ndryshme në fotot e saj.