Ministri Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj ka thënë se në bashkëpunim edhe IKSHPk-në është rekomanduar që viti i ri shkollorë të fillojë më 1 shtator, raporton InLajmi.
Ai ka thënë se mësimi pritet të fillojë për parashkollërt dhe klasat nga 1- 9, i ndarë në tri faza.
“Gjithashtu edhe me IKSHPK-në është rekomanduar që viti ri shkollor të fillojë me 1 shtator për parashkollorët, klasët 1-2-3, 6 dhe 9.
” Më datën 7 shtator për klasën 4 dhe 5 ndërsa në fazën e tretë me 10 shtator. Sipas tre skenarëve”.
“Task forcat e komunës dhe shkollave në bazë të respektimit të masave ata vendosin për skenarët që do të përdorin. Ne do ta përcjellim këtë situatë. Mësimi për nxënësit e klasës 7,8,9 do të jetë mësim i kombinuar”.
“Kemi paraparë edhe një kontingjent plotësues për ti zëvendësuar mësimdhënësit. Këta do të shfrytëzohen mësimdhënës shtesë. Qeveria ka ndarë 10 milion buxhet”, është shprehur Likaj.