Jahnia është gjellë, e cila përgatitet nga qepët dhe mishi. Është ushqim i zakonshëm dhe shumë i përhapur në kuzhinën kosovare.
E Martë, 15 Nëntor 2016 – 1:27albinfo.ch
Përbërësit:
700 gr mish viçi
2 kg qepë
250 gr gjalpë
Kripë, biber i kuq, biber i zi
Përgatitja:
Qepët grihen dhe kavërdisen me kripë për afro gjysmë ore, derisa të zbuten mirë, pastaj ia shtojmë yndyrën, mishin, biberin e kuq dhe 1 gotë ujë. Jahninë e lëmë të zihet për 1 deri në 2 orë, në temperaturë jo shumë të lartë dhe kohë pas kohe ia shtojmë nga pak ujë.
Jahnia servohet me pire, pilaf, patate të skuqura etj.