Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv.
Numri total i rasteve pozitive është 12.547 raste nga 47.761 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 480 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 152 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 8.657 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.410. /InLajmi/