Gjatë ditës së sotme një 70 vjeçar nga fshati Pataqan i Epërm i Rahovecit ka humbur betejën me koronavirusin.
Dy ditë më parë nga po ky virus ka ndërruar jetë edhe bashkëshortja e të ndjerit.
Rastin për klankosova.tv e ka konfirmuar i pari i Rahovecit, Smajl Latifi.
“Gruaja ka vdekur dy dite më parë, më 21 gusht, ka qenë 68 vjeçare ndërsa sot ka ndërruar jetë bashkëshorti i saj 70 vjeçar, të dy kanë qenë të konfirmuar me COVID-19”.
“Viktimat kanë ndërruar jetë në Spitalin e Gjakovës, burri do të varroset sot në 19:30” deklaroi Latifi, shkr.uan Reporteri
Latifi mes tjerash tregoi se nuk e di nëse ndonjë familjar i tyre është infektuar me koronavirus, pasi që çifti jetonte vetëm.