• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 29 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Shëndeti Këshilla

11 fakte që duhet t’i dini për efektet pozitive të aspirinës

V E nga V E
23 August 2020
në Këshilla
0 0
0
11 fakte që duhet t’i dini për efektet pozitive të aspirinës
0
SHPERNDARJE
99
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Çfarë është aspirina, dhe si njihet në mjekësi

Aspirina emrin e saj të vërtetë e ka acid salicilik dhe gjatë metabolizmit të vet transformohet në salicilat. Salicilati lidhet me albuminën, që ka aftësi të lidhë edhe ilaçe të tjera. Ajo që më shumë përmendet në rastet kur këshillohet kujdes në përdorim e shumë ilaçeve është që aspirina të mos jepet në të njëjtën kohë me warfarin (antikoagulant që bllokon një enzimë në metabolizmin e vitaminës K, që duhet për të formuar faktorët e ndryshëm për mpiksjen e gjakut). Një përdorim i aspirinës me warfarin psh, mund të japë rrezik të madh për faktin se lidh albuminën (gjë që e bën edhe warfarini) por në këtë rast kemi një kompeticion për lidhjen me albuminës mes 2 ilaçeve dhe përqendrimi i warfarinit që është aktiv mund të rritet si pasojë e spostimit të sasisë së lidhjeve më shumë drejt aspirinës.

Aspirina ofron mbrojtje për sëmundje të ndryshme në organizmin tonë. Por ka dhe raste kur efektet e saj në organizëm nuk janë pozitive, apo ndikojnë negativisht.

Aspirina mund të ndihmojë në shëndetin e grave mbi moshën 40 vjeç duke parandaluar goditjet dhe atakun e zemrës. Gjithashtu edhe për gratë e reja në mbipeshë aspirina është e dobishme. Në testet e piketuara për meshkujt fizikanë zbuluan në vitin 1988 se aspirina ndihmon në parandalimin e atakut kardiak fillimisht te meshkujt…

Por lindi pyetja: A do të funksionojë aspirina edhe për femrat?

Kërkimet për të gjetur përgjigjen e kësaj pyetjeje filluan menjëherë. Ekipi kërkues në Harward Brigham dhe Women’s Hospital u bind për shumë rezultate të arritura për zemrën, mushkërinë dhe gjakun; si dhe u hartua një test i ngjashëm dhe për gratë. Në këtë kohë lindi dhe Women’s Health Study. Gjurmuesi i parë Julie Buring dhe kolegu i tij angazhuan 40 mijë gra për shëndetin, të cilat ishin rreth moshës 45 vjeç dhe u testuan për 10 vjet. Gjysma e grave morën çdo ditë një tabletë, e cila përmbante 100 miligramë aspirinë. Gjysma tjetër e grave morën një qetësues të padëmshëm, identik me të dhe në të njëjtën sasi. Por në të njëjtën kohë në këtë test u përfshi edhe vitamina E. Gjysma e grave mori vitaminë E dhe gjysma tjetër jo. Kjo nuk ishte e lehtë, por efekti shumë i mirë që jepte aspirina te meshkujt bëri që dhe gratë ta përdornin aspirinën për të parandaluar atakun kardiak. Këtu zë vend dhe një fjalë e urtë angleze “çfarë është e mirë për patokun, është e mirë dhe për patën”.

Me pak fjalë, aspirina e dha efektin e saj si te meshkujt ashtu edhe te femrat. T’i rezervosh vetes energji, është zgjedhja më e mirë.

EFEKTET NEGATIVE TË ASPIRINËS

Kur arrin në zemër aspirina ka aftësi të parandalojë mpiksjen e gjakut. Ky grumbull i qelizave të kuqe të gjakut, pllakëzave të gjakut dhe proteinat fijëzore mund t’i bllokojnë enët e gjakut që ushqejnë zemrën dhe trurin. Marrja e shumtë e aspirinave mund të shkaktojë rrjedhje gjaku në zorrë apo në organe të tjera të brendshme. Kjo mund të shkaktojë hemorragji. Rezultatet e institutit kërkimor shpallën edhe rreziqet që sjell aspirina veçanërisht te gratë. Edhe gjatë testimit të bërë për aspirinën pati raste ku gratë patën hemorragji pas marrjes së aspirinës. Por në disa raste rrjedhja e gjakut është me probleme serioze jo për ata që marrin aspirina, por dhe për ata e kanë të nevojshme transfuzionin e gjakut.

EFEKTET POZITIVE TË ASPIRINËS

Në terma të përgjithshëm, një aspirinë në ditë është e një ide e mirë për një grua të shëndetshme mbi moshën 65 vjeç, por jo për gratë në moshë më të re. Aspirina përpiqet të parandalojë atakun kardiak apo rritjen e rrahjeve të zemrës, edhe për ata persona që nuk vuajnë nga sëmundjet e zemrës. Aspirina është e rekomanduar për shumë gra dhe burra me sëmundje zemre apo shqetësime të tjera të kësaj natyre. Por a mund të përdoret aspirina nga të gjithë? Shumë faktorë ndikojnë që aspirina të mund të na ndihmojë, dëmtojë apo të shkaktojë efekte të tjera. Një nga këta faktorë ndikues është mosha juaj. Faktorët e tjerë varen nga organizmi i gjithësecilit. Pra përdorimi i aspirinës duhet të paraprihet nga një konsultim me mjekun dhe nga një analizë e përgjithshme e gjakut, kjo për të parë a jeni të predispozuar për të patur atak kardiak apo nuk rrezikoni diçka të tillë. Por një studim në Amerikë ka folur për një mënyrë tjetër se si të parandalohen këto sëmundje. Sipas këtij studimi, gratë të cilat ushtroheshin 4 herë në javë, nuk pinin duhan, kishin një peshë të përshtatshme trupore, një dietë të shëndetshme dhe pinin vetëm një gotë verë në ditë, ishin më të shëndetshme sa gratë që nuk zbatonin këtë praktikë. Këto gra nuk patën as efekte anësore nga përdorimi i aspirinës.

ASPIRINA UL RREZIKUN E KANCERIT

Shkencëtarët thonë se sipas një studimi të ri gratë që marrin rregullisht aspirinë mund ta pakësojnë rrezikun për t’u prekur nga kanceri në gjoks. Në këtë studim morën pjesë 3 mijë gra nga New Yorku, dhe rezultoi se ato gra që merrnin aspirinë ishin më pak të rrezikuara për të patur kancer në gji, se sa ato që nuk merrnin aspirinë. Kështu mjekët arritën në përfundimin se marrja e një aspirine në ditë mendohet se pakëson rrezikun e kancerit të gjirit me rreth 25 për qind. Mjekët thonë se aspirina duket se zhduk prodhimin e hormonit të estrogjenit në gji. Estrogjeni është pjesërisht faktori që shkakton 70 për qind të kancerit të gjirit.

Të gjitha dhimbjet që kuron aspirina

Dhimbjet e kokës janë të padurueshme për cilindo si dhimbjet poshtë vetullave ashtu edhe në tëmthat. Substanca që i lehtëson dhimbjet u zbulua pikërisht 103 vjet më parë. I njohur si acid acetilsalicilik, aspirina ka një histori të suksesit të rrallë. Efektet për lehtësimin e dhimbjeve të acidit salicilik njiheshin që në kohët e lashta. Sipas mjekut Gebel, shumë pacientë që përdorin aspirinën për të luftuar migrenën janë plotësisht të kënaqur edhe për faktin se ajo ka pak efekte anësore kundrejt paracetomolit, i cili mbart më shumë rreziqe për dëmtimin e veshkave, aspirina ka pak tregues për efekte të padëshirueshme anësore. Mjekët tregojnë se aspirina ka edhe cilësi të tjera si pakësimin e inflamacionit dhe ul temperaturat e larta, por ajo është e dobishme në parandalimin e atakeve në zemër dhe të sëmundjeve të tjera kardiovaskulare.

DY ASPIRINA NË DITË PËR ZBOKTHIN DHE SHIATIKUN

Përdorimi i dy aspirinave në ditë largon dhimbjet e nervit shiatik.
Gjithashtu nëse shkrini dy aspirina brenda sasisë së shampos me të cilën do të lani flokët kjo ju ndihmon për të larguar zbokthin. Specialistët këshillojnë që kjo lloj maske të përdoret 6 herë në muaj, për pesë muaj rresht.

Por cilat janë grupmoshat që duhet të marrin aspirinën, cilat janë efektet e saj të meshkujt dhe femrat.

Më poshtë jepen 11 fakte lidhur me efektet e aspirinës në kurimin e sëmundjeve të ndryshme që prekin organizmin e njeriut.

Largon para-eklampsinë gjatë shtatzënisë

Një studim i publikuar në “The Lancet” në vitin 2007 tregoi se gratë shtatzëna që merrnin aspirinë apo ndonjë ilaç tjetër kundër mpiksjes së pllakëzave të gjakut, kishin 10 për qind më pak rrezik për të zhvilluar çrregullime që përfshinin presionin e lartë të gjakut apo komplikacione serioze për nënën dhe fetusin. Terapia me aspirinë gjatë shtatzënisë duhet të bëhet nën vëzhgimin e mjekut përkatës.

Redukton rrezikun për zhvillimin e kancerit

Sipas raporteve dhe zbulimeve mjekësore të publikuara kohët e fundit, aspirina ndihmon në reduktimin e zhvillimit të formave të ndryshme të kancerit. Por sigurisht rezultate të kënaqshme janë arritur në ato raste kur personat e kanë përdorur atë rregullisht për pesë vjet. E rëndësishme është që konsumimi i saj të jetë në dozat e rekomanduara nga specialistët.

Zvogëlon rastet e kancerit të gjirit te gratë

Studimi publikuar para një muaji në gazetën e Institutit Kombëtar Kundër Kancerit (National Cancer Institute), tregoi se femrat të cilat përdornin aspirinën ishin 13 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur kancer gjiri, krahasuar me gratë që e mohonin atë.

Mban larg kancerin e prostatës

Në çështjet e trajtuara këtë muaj në gazetën “Cancer”, kërkuesit kanë raportuar se meshkujt të cilët përdornin rregullisht aspirinën kishin rreth 10 për qind më të ulët rrezikun e shfaqjes së antigjeneve specifike, përgjegjëse për shfaqjen e kancerit në prostatë. Kërkuesit kanë sugjeruar se përdorimi i rregullt i aspirinës do të mund të mbante larg kancerin e prostatës.

Ofron mbrojtje nga sëmundja e Alzheimerit

Studimet nuk u përfunduan plotësisht, por një revistë publikoi këtë vit në gazetën “Neurology” zbulimin se njerëzit të cilët përdornin aspirinën kishin 13 për qind më pak rrezik për të zhvilluar sëmundjen e Alzheimerit.

Ndihmon në shmangien e artritit

Sëmundjet e muskujve dhe kockave forcohen me kalimin e moshës. Mund të shfaqen forma të ndryshme të artritit, osteoporozës, etj. studimet më të fundit kanë treguar se aspirina mund të jetë një faktor pozitiv plus në parandalimin e këtyre problemeve. Edhe pse përfitimi nuk është shumë i lartë dhe i dukshëm, rezultati pozitiv është ai që ka rëndësi.

Parandalon astmën te gratë e moshës së mesme

Një studim i publikuar në gazetën “Thorax” ka treguar se gratë mbi moshën 45-vjeçare të cilat marrin 100 miligramë aspirinë çdo ditë ishin 10 për qind më pak të rrezikuara për të shfaqur astmën në dekadën e ardhshme, krahasuar me gratë të cilat merrnin qetësues. Autorët e studimit vunë re se aspirina mund të reduktonte simptomat në rreth 10 përqind të personave të diagnostikuar me astmë.

Mbrojnë nga sëmundja e Parkinsonit

Një studim i publikuar në 2007 për neurologjinë sugjeronte se femrat të cilat konsumojnë aspirinë rregullisht (rreth 2 ose më shumë në javë për gjatë një muaji në një periudhë të jetës së tyre) janë rreth 40 për qind më pak të predispozuar për të zhvilluar sëmundjen e Parkinsonit.

Ndihmon në reduktimin e atakut kardiak

Personat të cilët përdorin aspirinën janë më pak të rrezikuar të vuajnë nga sëmundjet e zemrës dhe të pësojnë atak kardiak. Rastet e shfaqjes së këtyre sëmundjeve janë më të shpeshta tek të sëmurët me diabet. Konsumimi i aspirinës do të ndikonte në reduktimin e këtij rreziku.

Nuk ndihmon në disa probleme kardiake

Gjendja e muskujve të zemrës apo rregullimi i ritmit kardiak nuk përmirësohet nga konsumimi i aspirinës. Kështu në raste problemesh të kësaj natyre nuk është i këshillueshëm konsumimi i aspirinës apo abuzimi i dozave të përdorura. Në një eksperiment të realizuar kohët e fundit 30 përqind e personave të testuar me probleme kardiake nuk patën përmirësime nga përdorimi i aspirinës.

Shkaktojnë shqetësime në stomak

Personat të cilët marrin aspirinën ose medikamente si NSAID, shfaqin rrezik të lartë për të pasur probleme gastrointestinale dhe ulcerë në stomak, sidomos nëse këto medikamente përdoren me tepri

Tags: AspirinaEfekteNegativePozitive
Postimi i mëparshëm

Vdes një 73 vjeçar nga Kamenica nga koronavirusi

Postimi tjetër

Vdes një 83 vjeçar me kronavirus nga Mitrovica

Të ngjajshme Postime

Bëhuni një prind i qetë dhe efektiv duke ndjekur këto 5 teknika
Këshilla

Bëhuni një prind i qetë dhe efektiv duke ndjekur këto 5 teknika

24 July 2025
SPF nuk mjafton, kremrat që funksionojnë dhe ata që nuk ia vlejnë fare të përdoren
Këshilla

SPF nuk mjafton, kremrat që funksionojnë dhe ata që nuk ia vlejnë fare të përdoren

22 July 2025
Nektarina apo pjeshkë?Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës
Këshilla

Nektarina apo pjeshkë?Ndryshimet dhe efektet shëndetësore të frutave të stinës

22 July 2025
Si të mbani mizat larg shtëpisë, metodat më të mira natyrale
Këshilla

Si të mbani mizat larg shtëpisë, metodat më të mira natyrale

21 July 2025
Nëse jeni mbi 40 vjeç, shmangni këto 3 ushqime
Këshilla

Nëse jeni mbi 40 vjeç, shmangni këto 3 ushqime

21 July 2025
Mënyra e duhur e shtrimit të tryezës për çdo rast
Këshilla

Mënyra e duhur e shtrimit të tryezës për çdo rast

15 July 2025
Postimi tjetër
Vdes nga koronavirusi policja e Kosovës

Vdes një 83 vjeçar me kronavirus nga Mitrovica

Lajmet e fundit

Çfarë ka ndodhur me 20 dhjetor nër vite?!

Çfarë ka ndodhur me 29 korrik ndër vite?

29 July 2025
Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

Receta klasike e përgatitjes së fasuleve plot Shije

29 July 2025
Moti në Kosovë, me reshje shiu

Mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme lokale shiu

29 July 2025
5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

5 sekrete bukurie që dermatologët nuk i thonë shpesh

28 July 2025
Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

Deputeti i PDK’së Fadil Demaku, mbështet kandidaturën e Petrit Hajdarit për Drenas

28 July 2025
Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

Trump pyetet për fëmijët palestinezë: Ata duken shumë të uritur, duhet më shumë ndihma

28 July 2025
Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

Trumpi kërcënon Putinin, i jep kohë 12 ditë për ta pranuar marrëveshjen e paqes në Ukrainë

28 July 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu