Një vajzë nga komuna e Vitisë ka raportuar në Policinë e Kosovës, se javë më parë është dhunuar nga dy persona.
Policia e Kosovës ka njoftuar se të dyshuarit janë duke u kërkuar dhe ende nuk kanë arritur që t’i arrestojnë.
“Viktima femër kosovare ka informuar se para disa jave është dhunuar nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë. Polica është në kërkim të dyshuarve. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim. /InLajmi/