Stuhia e këtyre dy netëve në fshatrat e Vushtrrisë ka shkaktuar dëme të mëdha në shtëpi, kultura bujqësore dhe në infrastrukturë.
Dhe siç thuhet në faqen e Facebook-ut “Komuna Vushtrri – faqja zyrtare”, ekipet emergjente të Komunës dhe Zjarrfikësit janë në terren duke i dalë në ndihmë banorëve.
Po në këtë faqe janë publikuar edhe disa pamje në të cilat shihet një oborr i mbushur me ujë, nga i cili banorët, ndihmohen me litar për të dalë nga shtëpia.
Mirëpo, banorët e fshatit Dumnicë, kanë deklaruar se ende nuk ka pasur vizita të komunës, për t’i vlerësuar dëmet nga stuhia dhe vërshimet.
“Pas vërshimeve ne fshatin Dumnicë të Poshtme në Vushtrri, kjo komunë edhe pas tri dite as me e pa nuk kanë ardh.
A sa fotografia bohet e publikohet per nje rruge me u shtru, qofte ajo edhe 2 metra.
Knej ka dame te konsiderushme, komuna po flen”, ka reaguar ajo.
Krahas saj, këtë e kanë pohuar edhe shumë familje të tjera të këtij fshati, të cilë kanë pësuar mjaft dëme.
Më posht gjeni edhe dëmet që u janë shkaktuar edhe disa bizneseve, në këtë rast Fabrikës së dyerve”Altina”: