Gripi sezonal që zakonisht paraqitet nga muajt tetor, nëntor dhe dhjetor mund të përkeqësoj situatën me COVID-19 në Kosovë.
Mikrobiologu Lul Raka në një intervistë për RTV Dukagjinin thotë se është e nevojshme që këtë vit të vaksinohen rreth 500 mijë qytetarë.
Sipas mikrobiologut, qëndrimi në ambiente të mbyllura do të jetë problem pasi shton mundësinë e përhapjes së gripit.
“Pikërisht për këtë arsye është kërkuar që të sigurohen 500 mijë vaksina. Me sa e di OBSH-ja tashmë ka siguruar 120 mijë vaksina për Kosovën, mirëpo pjesa tjetër do të sigurohet nga Ministria e Shëndetësisë. Tenderi me sa e di unë tashmë është shpallur. Me këto vaksina do të ketë më shumë njerëz të imunizuar sepse kur e ke mundësinë të parandalojmë gripin me vaksinë pse mos ta bëjmë një gjë të tillë. Marrja e vaksinave sigurisht se do të ndikojë në uljen e numrit të rasteve me grip sezonal”.
Duke folur për coronavirusin Raka thotë se parandalimi më i mirë është respektimi i rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.
Përkeqësim të situatës me COVID-19 në muajin shtator ka paralajmëruar edhe kryeministri Avdullah Hoti