Çifti Eros Grezda dhe Oriola Marashi janë shumë të komentuar në mediat rozë.
Ndonëse paraqitjet e përbashkëta në sy të publikut i kanë të rralla, Oriola dhe Erosi e konfirmojnë për publikun lidhjen e tyre edhe përmes ngacmimeve që i bëjnë njëri-tjetrit në rrjetet sociale.
Së fundmi, Oriola publikoi për fansat në Instagram një fotografi mjaft tërheqëse, ku shfaqej në fshat pranë një tregu pemësh.
https://www.instagram.com/p/CEFJ9aHD-ql/?utm_source=ig_embed
“A jeni në dashuri me këtë?”, pyeti modelja e njohur në mbishkrimin e fotografisë.
Ndërkohë që ajo ka marrë një përgjigje nga i dashuri i saj, futbollisti shqiptari i cili i ka komentuar duke i shkruar “Unë jam në dashuri me ty”.
Kjo shprehje e dashurisë në formë publike tregon se gjërat mes dyshes duket se po ecin mjaft mirë, përcjell telegrafi.com
Lidhja e Eriosi Grezdës dhe Oriola Marashit u bë publike këtë vit, ku edhe thuhet se modelja dhe futbollisti kaluan periudhën e izolimit së bashku.