Kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, ka reaguar pasi emri i tij u lakua si president i mundshëm i Kosovës.
Pacolli ka thënë se Kosova e ka presidentin e vet. Tutje, Pacolli tha se çdo variant tjetër mbetët vetëm dëshirë, përcjell InLajmi.
Kujtojmë se aktualisht presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, i është paralajmëruar akuza nga Dhomat e Specializuara të Hagës, mirëpo Gjykata Speciale ende nuk i ka ngritur aktakuzë. Nëse një gjë e tilllë ndodh, Thaçi ka paralajmëruar dorëheqjen.
Postimi i plotë i tij:
Kosova e ka Presidentin e saj kushtetues. Çdo variantë tjetër mbetët vetëm dëshirë por kursesi realitet./InLajmi/