Numri total i të infektuarëve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 11.848 persona, përcjell InLajmi.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë regjistruar edhe 162 raste të reja me koronavirus, kështu duke e çuar në 11.848 numrin e përgjithshëm të të infektuarve
Sipas IKSHPK-së, në 24 orët e fundit raste të reja prin Prishtina, pasuar nga Peja me 21 raste dhe Ferizaj me 20 raste.
“Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 48 raste, komuna Pejë 21 raste, komuna Ferizaj 20 raste, komuna Vushtrri 13 raste, komuna Mitrovicë 12 raste, komuna Fushë Kosovë 10 raste, komuna Prizren 5 raste, komuna Deçan 4 raste, komuna Gjakovë 4 raste, komuna Lipjan 4 raste, komuna Obiliq 4 raste, komuna Drenas 3 raste, komuna Klinë 3 raste, komuna Skenderaj 3 raste, komuna Kaçanik 2 raste, komuna Podujevë 2 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Malishevë, Rahovec dhe Suharekë”, thuhet në njoftim./InLajmi/