Vetvëvendosje përmes një njoftimi në rjetet sociale thotë se Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq po e dirigjon kryeministrin e Kosovës Avdullah Hotin, përcjell InLajmi.
Në postimin e bërë VV-ja ka publikuar edhe një karikatur ku mund të shihen Avdullah Hoti i cili është duke u dirigjiuar nga Aleksander Vuçiq si dhe Vladimir Putini.
Ky është postimi i plotë i VV-së:
Kjo qeveri ilegale filloi ashtu siç deshi Serbia, me kushtet e saj. Ju kërkua heqja reciprocitetit, qeveria koti e realizoi. Ju kërkua ndalimi i anëtarësimeve në organizmat ndërkombëtar, edhe ajo u realizua. Kjo qeverisje është tmerrësisht e varur nga Lista serbe teksa pranon urdhërat e Serbisë.
Kosova është dhe duhet të sillet si Republikë dhe si shtet i barabartë me vendet e tjera/InLajmi/