Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) është në përfundim të pagesave të Pakos Fiskale Emergjente (PFE): Masat, 3 A, 3 B, 7, 8 dhe 14.
MEA njofton se brenda kësaj jave pritet përfundimi i pagesave për të gjitha këto masa. Të gjitha ato biznese, apo individë që mbesin pa u paguar për shkak të gabimeve teknike në aplikim, do të paguhen pas filtrimit të llogarive nga sistemi i pagesave, në bazë të PFE-së të personave apo bizneseve që janë pjesë e Pakos Fiskale.
Ministria do të sigurojë të dhënat shtesë përmes kontaktit direkt me bizneset në bazë të të dhënave të aplikimit në EDI-elektronik.
MEA siguron se të gjithë përfituesit të përfshirë në këtë listë, pavarësisht gabimeve të mundshme, do të paguhen.
Ky proces pritet të përfundojë në muajin shtator. /InLajmi/