Mos harroni një periudhë të shkurtër në janar, ku Jennifer Aniston dhe Brad Pitt shkëmbyen disa shikime në SAG Awards. Interneti u çmend dhe për një moment dukej se 2020-a do t ishte një vit i mirë.
Mesa duket, ka ardhur koha për një ribashkim tjetër. Pitt dhe Aniston do të jenë bashkë mbrëmjen e së premtes, 21 gusht, për 38-vjetorin e “Fast Times” në Ridgemont High. Të dy do të ulen në tryezën e përbashkët me Dane Cook, Morgan Freeman, Henry Golding, Shia LaBeouf, Matthew Mçonaughey, Sean Penn dhe Julia Roberts.
Kjo do të jetë hera e parë që Jennifer Aniston dhe Brad Pitt shfaqen pranë njëri-tjetrit, që prej festës së Oscar, në muajin shkurt. Edhe pse ngjarja e së premtes do të jetë virtuale, fansat e dyshes Pitt dhe Aniston, me siguri do të jenë më të vëmendshëm se kurrë për të parë edhe detajet më të vogla mes tyre, transmeton revista Anabel.
Çfarë dihet tjetër për ribashkimin?
Ai do të shfaqet ditën e premte në Instagram-in e CORE, një organizatë humanitare jofitimprurëse e themeluar nga Sean Penn. E gjitha po realizohet për një kauzë të mirë: mbledhja e parave për të ndihmuar me situatën e Covid-19 në vend.