Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka uruar liderët e koalicionit të Qeverisë së Maqenisë së Veriut, përcjell InLajmi.
Haradinaj thekson se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut po marrin përgjegjësitë që iu takojnë.
“Maqedonia e Veriut po bëhet me qeveri. Uroj liderët e koalicionit për marrëveshjen e arritur, duke shpresuar në suksesin e tyre drejt rrugës euroatlantike.
Shqiptarët po marrin përgjegjësitë që iu takojnë dhe roli i tyre po avancohet, fatkeqësisht jo në masën sa do të ishte, sikur të ishin të bashkuar në qeverisje”, shkruan Haradinaj në Facebook.
Postimi i plotë i tij:
Maqedonia e Veriut po bëhet me qeveri. Uroj liderët e koalicionit për marrëveshjen e arritur, duke shpresuar në suksesin e tyre drejt rrugës euroatlantike.
Shqiptarët po marrin përgjegjësitë që iu takojnë dhe roli i tyre po avancohet, fatkeqësisht jo në masën sa do të ishte, sikur të ishin të bashkuar në qeverisje.Urime!/InLajmi/