Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi kërkuar miratimin sa më të Ligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike, raporton Ekonomia Online.
Ai në një konferencë për medie tha se ky ligj është të i domosdoshëm të miratohet në mënyrë që të rritet efikasiteti për menaxhimin e ekonomisë në këtë kohë pandemie.
“Ligji mundëson që shumë instrumentet të Pakos Emergjente të implementohen më shpejtë. Nevoja është që me pas masë monetare në treg dhe që nga fillimi i muajit shtator a po tetor të fillojë se zbatuari Projektligji për Rimëkëmbjen Ekonomike”.
Rukiqi ka folur edhe për tërheqjen e mjeteve nga Trusti, ku tha se do të rrisin qarkullimin. Ai ka thënë se qytetarët janë të gatshëm ta shpenzojnë shumën e tërheqjes sa do që e kanë në dispozicion, raporton EO.
Ai ka thënë se pjesa më e rëndësishme e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike është pjesa e qasjes më të lehtë në kredi, që sipas tij do t’i jepte frymë bizneseve.
“Lehtësimi i qasjes në kredi për ndërmarrjet privat për të mundësuar investimet. 100 milionë parashihen te kjo masë, mundtë futen në qarkullim 300 milionë euro, me mjetet që garanton qeveria për kreditë”.
Rukiqi ka thënë se Qeveria duhet të shtojë disa masa që lidhen me efiçencen e energjisë, që sipas tij, përveç rimëkëmbjes ekonomike do të ishte hap i mirë edhe për transformim të ekonomisë, raporton EO.
Sipas tij, Qeveria duhet të investojë edhe në aspektin arsimor, duke shtuar drejtime të reja që dalin si nevojë pas pandemisë.