Tre inspektorë të Komunës së Kamenicës janë arrestuar mbrëmë nga Policia e Kosovës.
Inspektorët nuk kanë ndërhyrë një një lokal ku ka pasur shumë njerëz, gjë që është në kundërshtim me vendimet e Qeverisë së Kosovës në luftën për parandalimin e COVID-19.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Prokuroria Themelore në Gjilan. Zëdhënësja e kësaj prokurorie, Liridona Xheladini raporton reporteri.
“Tre inspektor komunal në Kamenicë janë ndaluar për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’”, ka thënë Xheladini.