• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 21 October, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Editorial & Opinion

Pasuria e “dyshimtë” e politikanëve kosovarë

V E nga V E
16 August 2020
në Editorial & Opinion
0 0
0
Të mërkuren Qeveria bën ekzekutimin e pagesave të Pakos Emergjente për këto kategori
0
SHPERNDARJE
36
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter
Verifikimi i prejardhjes së pasurisë së deklaruar të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Kosovë, vazhdon të mbetet mision i pamundur, për shkak të mungesës së mekanizmave ligjor, pohojnë përfaqësues të shoqërisë civile.

Pamundësia e verifikimit të prejardhjes, sipas tyre, krijon dyshime se sa është reale dhe e ligjshme pasuria e deklaruar.

Zyrtarët shtetërorë janë të obliguar për çdo vit të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit, proces ky të cilën tashmë e kanë përfunduar rreth 98 për qind prej tyre, tregojnë udhëheqës të kësaj agjencie. Në regjistrin e deklarimit të pasurisë në këtë agjenci, disa nga zyrtarët shtetëror kanë deklaruar vlera të mëdha të pasurive të luajtshme, të paluajtshme, si dhe para të gatshme në institucionet financiare, që në raste të caktuara shkon në miliona euro.

Drejtori i kësaj agjencie, Shaip Havolli, në një bisedë për “Radion Evropa e Lirë”, ka thënë se deklarimet e pasurisë të zyrtarëve shtetëror, jo gjithmonë janë të sakta. Por, agjencia, ka thënë Havolli, nuk ka mekanizma për gjurmimin e prejardhjes së pasurisë së tyre. Ai ka treguar se për verifikimin e prejardhjes se pasurisë tashmë janë duke përgatitur një ligj të ri për verifikimin e pasurisë së deklaruar të zyrtarëve shtetërorë.

Kuvendi i Kosovës në vitin 2011, ka miratuar Ligjin për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë së zyrtarëve të lartë publikë, në bazë të së cilit edhe përfundon procesi i deklarimit të pasurisë.

“Bëhet fjalë për ligj të ri, por normal disa elemente të ligjit aktual do të merren, sepse kjo është në kontiunitet në përmirësim të bazës ligjore. Me ligjin e ri, ekzistojnë disa rregulla, norma, se si do verifikohet prejardhja e pasurisë. Ky tashmë është draftligj dhe shpresojmë që gjatë këtij viti ky projektligj të shkojë në qeveri”, ka thënë Havolli.

Zyrtarët shtetërorë deklarojnë dhe e vlerësojnë sipas “dëshirës” vlerën e pasurisë se luajtshme, paluajtshme dhe shumën e parave të gatshme në Agjencinë Kundër Korrupsionit, thonë përfaqësues të shoqërisë civile, sipas të cilëve, kjo procedurë krijon hapësirë për dyshime për ligjshmërinë e pasurisë se tyre.

Arton Demhasaj, drejtor i Organizatës për Demokraci, Anti-korrupsion dhe Dinjitet – Çohu, thotë se krijimi i bazës ligjore për këtë çështje kërkon përkushtim urgjent, për shkak se disa nga zyrtarët shtetëror kanë deklaruar pasuri në vlerë milionëshe që janë në mospërputhje më të hyra e tyre vjetore. “Dhe këtu krijohet përshtypja se ata kanë pasuri të paligjshme ose të fituar në mënyrë të kundërligjshme. Kështu që mendoj se ka hapësirë të madhe për tu rishikuar baza ligjore në këtë aspekt. Duhet të krijohen mekanizma dhe dispozita ligjore që merren për verifikimin e prejardhjes së pasurisë se zyrtarëve të lartë publik”, ka thënë Demhasaj. Demhasaj ka theksuar se në kuadër të ligjit të ri, duhet të mundësohet konfiskimi i pasurisë, nëse vërtetohet se pasuria e zyrtarëve është joligjore. Në Kosovë, ekziston Ligji për kompetencat e zgjeruara për konfiskimin e pasurisë se përfituar me vepër penale.

Por, në bazë të këtij ligji, konfiskimi i pasurisë realizohet vetëm për personat e dënuar për ndonjë nga veprat penale me Kodin Penal të Kosovës. Për këtë, Demhasaj ka pohuar se autoritetet kompetente asnjëherë nuk kanë marrë seriozisht çështjen e ligjit civil, gjithmonë Kosova ka anuar nga modeli penal i konfiskimit të pasurive dhe për këtë vazhdimisht kjo çështje është treguar e dështuar.

Ndërsa në Ministrinë e Drejtësisë, kanë thënë se “në kuadër të programit legjislativ të kësaj ministrie për vitin 2020 është paraparë edhe Projektligji për deklarimin, prejardhjen dhe kontrollin e pasurisë, i cili po trajtohet së bashku me Projektligjin për Agjencinë Kundër Korrupsionit”.

“Ministria e Drejtësisë, versionet e hartuara nga grupi punues pjesë e të cilit janë përfaqësues nga Agjencia Kundër Korrupsionit, pastaj përfaqësues nga sistemi gjyqësor dhe ai prokurorial, partnerët strategjik si dhe shoqëria civile, do t’i procedojë gjatë muajit shtator për konsultime, fillimisht paraprake dhe më pas me publikun, për t’u siguruar se procesi i hartimit dhe finalizimit të këtyre projektligjeve të jetë sa më gjithëpërfshirës dhe transparente”, është thënë në përgjigjen e Ministrisë së Drejtësisë.

Përfaqësues të organizatave joqeveritare, vazhdimisht kanë kërkuar që organet kompetente të merren më seriozisht me verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë se paligjshme, pasi sipas tyre, pjesa më e madhe e pasurisë së fituar në mënyrë të jashtëligjshme në Kosovë, është në duart e njerëzve të pushtetshëm dhe rrjedhimisht, theksohet se ka munguar vullneti që këta persona të ndiqen penalisht dhe si rezultat i tërë kësaj, nuk ka pasur mundësi që pasuria e tyre të konfiskohet.

Tags: AntikorrupsioniPasuriaPolitikanë
Postimi i mëparshëm

Për 24 orë 11 raste të vdekjes nga koronavirusi në Kosovë

Postimi tjetër

Italia ka ndryshuar masat për shqiptarët që hyjnë në këtë shtet

Të ngjajshme Postime

Gajret Hashim!
Editorial & Opinion

Gajret Hashim!

18 March 2025
Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin
Editorial & Opinion

Kush e rrëmbeu Zelenskyn dhe Hashim Thaçin

13 March 2025
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 3 shtator ndër vite

3 September 2023
Çfarë ka ndodhur me 2 prill ndër vite?!
Editorial & Opinion

Çfarë ka ndodhur me 28 korrik ndër vite?!

28 July 2023
Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë
Editorial & Opinion

Efektet sociale të emigracionit të të rinjve në Kosovë

13 June 2023
Berisha: Me rrejtë e mos me u skuq vetëm te Albin Zajednica kam parë!
Editorial & Opinion

Epoka e UÇK-së para gjyqit!

9 April 2023
Postimi tjetër
Italia ka ndryshuar masat për shqiptarët që hyjnë në këtë shtet

Italia ka ndryshuar masat për shqiptarët që hyjnë në këtë shtet

Lajmet e fundit

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

Djali i Jakup Krasniqit: Qeveria në largim nuk po bën asgjë më shumë se detyrën ligjore që i takon

16 October 2025
Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

Shqipëri, Gjykata e Lart nuk pranon rekursin, Ilir Meta mbetet në qeli

16 October 2025
Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

Man Utd dëshiron ta rikthejë pas tri vitesh lojtarin që Ten Hag e largoi nga ekipi

16 October 2025
Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

Shqipe Selimi del me deklaratë ndaras nga VV: Le të protestohet kundër padrejtësisë në Tiranë

16 October 2025
Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

Protesta e 17 tetorit në Tiranë: Rruga e Kombit pa pagesë për 24-orë

16 October 2025
Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

Hasani kundërshton Krasniqin: VV-ja s’e ka votuar Lladrovcin, Memli e edhe të tjerët duhet të japin dorëheqje

16 October 2025
Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

Emilija Rexhepi: Do e votojmë qeverinë ‘’Kurti’’, por nuk e di a formohet

16 October 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu