Italia do të mbyllë diskotekat dhe klube dhe do të bëjë maskat obligative në hapësira të jashtme në disa zona gjatë natës, pasi numri i rasteve të reja me koronavirus po rritet, veçanërisht te të rinjtë, shkruan agjencia Reuters.
Rastet e reja me koronavirus në Itali, shtetin e parë në Evropë që u godit rëndë nga koronavirusi, ishin gati dyfishë më tepër sesa ato të regjistruara tri javë më parë. Mosha mesatare e personave që po infektohen me virus ka rënë më pak se 40 vjet, sipas të dhënave.
Rregullat e reja do të hyjnë në fuqi nga nesër – dy ditë pas festave italiane ku shumë të rinj italianë dalin të vallëzojnë – dhe do të qëndrojnë deri në fillim të shtatorit.
Maskat do të jenë të detyrueshme të mbahen nga ora 18:00 deri në 6 të mëngjesit në zonat e mbyllura në bare dhe pube dhe në vende ku tubimet janë të mundshme.