16 Gushti është dita e 229 – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 137 ditë.
Ngjarje
1792 –Francë; Maximilien Robespierre, anti-monarkist, paraqet peticionin e Komunës së Parisit në Kuvendin Legjislativ, duke kërkuar formimin e një gjykate revolucionare – dhe gjykata që Robespierri propozoi çoi në giotinë qindra njerëz, përfshi mbretin dhe vetë Robespierrin.
1812 – Gjenerali amerikan William Hull dorëzon “Fort Detroit” pa luftë forcave Britanike.
1858 -Presidenti amerikan James Buchanan inauguron kabllon e re tej oqeanike duke shkëmbyer përshëndetje me mbretëreshën Viktoria e Mbretërisë së Bashkuar.
1896 – 3 eksplorues: Skookom Jim, Dawson Charlie dhe George Carmack me gruan e tij, Kate, zbulojnë ar ndërsa po kalonin në përroin Rabbit, degë e lumit Klondike në Alaska – lajmi krijoi ethet e arit. Psikologjikisht, ari në Klondike u bë aq i arritshëm sa edhe i vrazhdë, sa romantik aq edhe i dhunshëm – vetëm një pjesë e vogël prej 100.000 njerëzve që vërshuan plot lakmi për pasuri në Klondike, arritën të pasuroheshin; luftë tregtare mes qyteteve e shteteve u shpall; Seattle dhe San Francisko konkurruan më ashpër për biznes e sipërmarrje në rajonin e arit; gazetat e kohës e quajtën këtë fenomen “Klondicitis” Të tre zbuluesit patën fate të përziera: George Carmack la gruan e tij, Kate, e cila nuk mundi t’i përshtatej jetës së re – dhe jetuan relativisht në bollëk; Skookum Jim siguroi të ardhura të shumta, duke i dhënë minierat me qera, vetë nuk pranoi të prekte punë me dorë; Dawson Charlie shpenzoi thuajse çdo gjë që fitoi nga ari i tij, dhe vdiq në aksident, në gjendje të dehur.
1913 – Universiteti Imperial i Tōhoku, Japoni (tani njihet si Universteti Tōhoku) pranon studenten e parë femër.
1914 – LPB: Fillon Lufta e Cerit.
1927 – Gara ajrore Dole filloi nga Oakland, Kaliforni nga ku 8 aroplanë u nisën për në Honolulu, Hawaii – gjashtë nga tetë aeroplanët u rrëzuan ose u zhdukën, vetëm dy përfunduan garën.
1928 – Burgoset vrasësi Carl Panzram në Washington, DC pas vrasjes së 20 njerëzve.
1929 – Shpërthejnë trazirat në Palestinë midis palestinezëve arabë dhe hebrenj – sulmet mes dy grupeve vazhduan deri në fund të muajit – si pasojë, 133 hebrenj dhe 116 arabët u vranë.
1930 – Prodhohet filmi i parë i vizatura, kolor dhe me zë njohur me emrin Fiddlesticks, nga Ub Iwerks.
1960 – Qipro fiton pavarësinë nga Mbretëria e Bashkuar.
1969 – Arrestohet udhëheqësi i kultit “Familja Mason”, Charles Manson.
1977 – Elvis Presley vdiq në Graceland Memphis, Tennesi, në shtëpi, nga pushimi i zemrës, në moshën 42 vjeç. Këndoi me sukses çdo lloj muzike, përfshi ‘country, rock, e bluz’. Edhe pse kishte zë të bukur, lëvizjet e trupit kur këndonte i dhanë atij famën. Vdekja e tij i atribuohet kryesisht marrjes me tepricë të barnave qetësues. Interesi popullor për Elvisin ka mbetur i lartë; shtëpia e tij, Graceland, në Memphis, është kthyer në një vend tërheqës për vizitorë.
1989 – Një shpërthim diellor krijon stuhi gjeomagnetike në Tokë që ndikoi djegien e shumë mikroprocesorëve, duke çuar në ndaljen e të gjitha tregtimeve në bursën e Torontos.
Lindje
- 1832 – Vilhelm Vunt, psikolog,filozof dhe linguist gjerman.
- 1845 – Gabrijel Lipman, fizikant francez.
- 1913 – Menahem Begin, politikan izraelit.
- 1920 – Charles Bukowski, letrar amerikan. († 1994.)
- 1954 – James Cameron, regisor kanadez
- 1958 – Madonna, pop legjenda e muzikes.
Vdekje
- 1921. – Petar I Karađorđeviq, mbret i Serbisë nga viti 193 – 1918 e mandej mbret i MSKS deri në vdekje.
- 1949. – Margaret Miçel, gazetare amerikane.
- 1956. – Bela Blashko, aktor amerkane me prejardhje hungareze.
- 1973. – Selman Ejbraham Vaksman, mikrobiolog amerikan me prejardhje nga Ukrahina, ebrej.
- 1977. – Elvis Presley, muzikant amerikan. (* 1935.)
- 2002. – Sabri al-Bana udhëheqës i gueriles palestineze i njuhur si Abu Nidal .
- 2003. – Idi Amin Dada, diktator i Ugandës; Gjon Shllaku – përkthyes epik shqiptar.