Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi se Manastiri i Deçanit rrezikohet nga punimet që po zhvillohen afër saj.
Ai vlerësoi se ky akt është pa dyshim në kundërshtim me arritjet evropiane të civilizimit, madje edhe në kundërshtim me rregulloret e miratuara nga vetë Prishtina
Ai theksoi se punimet në afërsi të manastirit, Serbia i percepton si një mjet presioni. Serbia kërkon, sipas Vuçiqit një dialog produktiv që të ketë një marrëdhënie minimale të besimit dhe një klimë paqësore, raporton B92.
“Unë pres që BE-ja të bëjë presion të qartë dhe të fortë mbi Prishtinën për të ndaluar fushatën e rrezikimit të faltoreve serbe, sepse ato janë, përveç faltoreve, në të njëjtën kohë edhe monumente të çmueshme të kulturës kristiane evropiane, dhe çdo sulm ndaj tyre është një sulm ndaj themeleve të vlerave evropiane”, theksoi i shtetit serb, transmeton Telegrafi.
Ndryshe, kujtojmë këshilltari i presidentit të SHBA-ve për bisedimet Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka paralajmëruar se zyrtarët e të dyja shteteve do të takohen më 2 shtator në Uashington.