Deputeti Shala ishte mjekuar në Spitalin e Prizrenit, pastaj kishte vazhduar në shtëpi, ku thotë që nuk ishin të lehta ditët e netët me koronavirus
Ai ka thënë se nuk ishin të lehta ditët sa ishte infektuar me koronavirus.
Po e ndiej obligim që në emër timin dhe të familjes të ju falenderohem përzemërsisht !
Ishit ju ata që në mënyra të ndryshme na inkurajuat dhe motivuat dhe na uruat shërim ( mua e nënës sime) , gjatë mjekimit disa ditor me Covid 19 , në Spitalin e Prizrenit dhe më pastaj në shtëpi.
Falenderim të veçantë ju drejtoj punëtorëve të QKMF -Suharekë dhe të Spitalit të Prizrenit, të cilët përkundër vështirësive teknike dhe logjistike po ja dalin mbanë të trajtojnë secilin pacient .
Të sëmurëve tjerë ju dëshiroj shërim .
Nuk ishin të lehta ditët e netët me Covid , andaj apeloj që bartjen e maskave, kujdesin ,higjenën ,distancen , respektoni!
Paçit shëndet në familjet tuaja .
Ju faleminderit të gjithëve ! /InLajmi/
 
 
 
  
 















