Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me Shoqatën e Veteranëve të Luftës organizon aktivitete përkujtimore me rastin e 22 vjetorit të rënies së dëshmorit të kombit, Remzi Ademaj – komandant Petriti.
Më poshtë mund të gjeni agjendën e aktiviteteve, ku i pranishëm do të jetë edhe kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka.
10:00 – Homazhe në varrezat e dëshmorëve në Landovicë
10:30 – Homazhe tek vendi i rënies në Nashec
11:00 – Homazhe tek monumenti i Lirisë
11:30 – Dhënia vullnetare e gjakut në repartin e transfuzionit të gjakut në Spitalin Rajonal të Prizrenit. /InLajmi/