Koronavirusi në Itali, vijon rritja shqetësuese e të infektuarve ku vijon rritja e rasteve të reja me koronavirus.
Sipas shifrave të publikuara nga autoritetet atje, janë 629 raste të reja të konfirmuara gjatë ditës së fundit, por fatmirësisht vetëm katër viktima.
Gjithsesi numri i rasteve vijon të jetë më i larti që nga muaji qershor dhe gati 60 më shumë se një ditë më parë. Numri total i rasteve aktive është 14 406.
Gjatë ditës së fundit janë konfirmuar 764 të shëruar, ndërsa vetëm 55 persona janë në terapi intensive në të gjithë vendin. /InLajmi/
















