Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës ka njoftuar se brenda 24 orëve janë raportuar 9 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv, përcjell InLajmi.
Numri total i rasteve pozitive është 11.275 raste nga 43.544 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 390 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 144 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 6.961 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3.924 /InLajmi/