Spitali i Gjakovës ka publikuar raportin 24 orësh për pacientët e hospitalizuar, përcjell InLajmi.
Aktualisht në Spitalin e Gjakovës, 45 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për koronavirus.
Nga kjo shifër, 30 pacientë janë të konfirmuar pozitiv me COVID-19, 2 pacientë kanë dalë negativ dhe 9 pacientë po presin rezultatet.
Tutje, spitali njofton se 4 pacientë do të testohen, teksa 28 pacientë janë me oksigjenoterapi.
Postimi i plotë i tij:
Raporti 24 orësh për Spitalin e Gjakovës, datë 15.08.20 ora 9 është:
45 pacientë të hospitalizuar janë trajtuar për Covid
30 pacientë janë të konfirmuar COVID-19 POZITIV
2 pacientë negativ
9 pacientë presin rezultatet
4 pacientë do të testohen
28 pacientë me oksigjeno terapi,
2 pacientë janë në CPAP maske
2 pacientë janë në respiratorë
Covid pozitiv aktiv janë: 4 mjekë 15 infermiere dhe 3 stafe mbështesë /InLajmi/