Një vjedhje ka ndodhur para disa ditësh në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë.
Indeksonline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes. Të përfshirë në këtë hajni ishin dy persona.
Plani i tyre fillimisht ishte që të hutohet punëtorja e lokalit, duke e thirrur jashtë për t’ia treguar çmimet e biçikletave.
Pastaj, siç shihet në video, tjetri futet në lokal dhe i merr kuletën shitëses së këtij biznesi të vogël në kryeqytet.
Mësohet se në kuletën e shitëses ishin rreth 100 euro si dhe dokumentet personale.
Video:
https://www.facebook.com/IndeksonlineOfficial/videos/617529765563530/